Analisti politik, Bajrush Morina ka parashikuar se mund të shkojnë negociatat ndërmjet Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai ka shkruar se ka shumë mundësi që më 2021, presidenti i vendit të mos jetë nga radhët e LDK-së.

Por, ka shtuar ai se edhe më 26 dhjetor, as kandidati për kryeministër të vendit, mund të mos jetë nga Lëvizja Vetëvendosje.

“KA MUNDESI qe me vitin 2021, presidenti i vendit te mos jete nga LDK-ja, por poashtu ka SHUME MUNDESI qe me 26 dhjetor, kryeminister i vendit te mos jete kandidati nga VV-ja! Mat – Pat! Loja perfundon pa fitues!”, ka shkruar në profilin e tij në Facebook, Bajrush Morina.

Ndryshe, as pas tri takimeve radhazi LDK e VV nuk kanë arritur pajtueshmëri për bashkëqeverisje.

Ështē postini presidentit ai i cili ka bërë që të mos ketë koalicion.

LDK e kërkon me çdo kusht, derisa VV kërkon një president konsensual.

MUND TË JU PËLQEJNË