Piloti i agjencisë amerikane NOAA ka arritur të fluturojë përreth uraganit “Dorian”, që konsiderohet se është i kategorisë së pestë.

Në videon e filmuar brenda kabinës së pilotit shihet sesi dukej fluturimi nga “gjuetari i uraganeve” që arriti të depërtojë përmes erërave shumë të forta dhe të futet në hapësirën ku ishte më “qetë”.

Siç raportojnë mediet amerikane ai këtë aksion e ka realizuar me aeroplanin Lockheed WP-3D Orion. E në video shihet se si gjithçka filmohet brenda kabinës së kësaj fluturake, shkruan Telegrafi.

Pamjet ngjajnë me ato të skenave të filmave fanta-shkencë, kurse piloti është duartrokitur për guximin për t’iu afruar këtij uragani që po konsiderohet si më i rrezikshmi në histori të SHBA-ve, erërat e të cilit lëvizin me shpejtësi prej mbi 200 kilometra në orë.

MUND TË JU PËLQEJNË