E zhdukur 8 ditë më parë, Remzije Mustafa është gjetur mbrëmë. 59-vjeçarja është gjetur sonte në një shtëpi të pabanuar.

Në kërkim të kësaj qytetareje të kryeqytetit përveç familjarëve, ishin vënë edhe Policia dhe qytetarë vullnetarë.

Remzije Mustafa është gjetur sonte e gjallë, në Prishtinë, në rr. “Sali Nivica”.Në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia, e cila ka konfirmuar gjetjen e 59-vjeçares.Po ashtu, edhe një autoambulancë është parë në vendin e ngjarjes.

Remzije Mustafa është bashkuar me familjen.

MUND TË JU PËLQEJNË