Aktori i famshëm, Arnold Schvarzeneger, postoi një foto të tij, duke fjetur poshtë statujës së tij të famshme prej bronzi, ku edhe shkruan “Si ndryshojnë kohët!”.

Arsyeja që e shkroi nuk ishte se ishte plakur, por kur ai ishte Guvernator i Kalifornisë, inauguroi një hotel, me statujën e tij përballë hotelit.

Udhëheqësit e hotelit i thanë që mund të shkonte sa herë të donte të qëndronte në hotel; gjithmonë do të gjendej një dhomë boshe për të.

Kur ai nuk ishte më Guvernator, një ditë shkoi në hotel, por administratori nuk i dha një dhomë me faktin se hoteli ishte i gjithi i rezervuar.

Ai mori një batanije dhe u shtri para statujës së tij. Fjetja para statujës kishte një mesazh:

“Imagjinoni, kur isha Guvernator ata më luteshin dhe më lëpiheshin! E tani, që s’jam më në post, më harruan mua, por harruan edhe premtimin e dhënë! Po, kohët kanë ndryshuar! Mos i zë asnjëherë besë postit që ke se vjen dita dhe e humbë. Dhe, të gjithë ata që të rrinin prapa për interesa, as do e çajnë kokën më për ty!”. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË