Tayna me zërin dhe talentin zgjoi kureshtje të madhe për publikun, u prit aq suksesshëm me po aq këngë të cilat ishin vetëm dy në numër e ajo me ato dy këngë mbajti koncerte të shumta, shkruan Kosovarja.

Natyra e repit e do dhe toleron sharjet dhe dissat, e nëpër këngët që Tayna solli kishte edhe pak thumbime që nuk la rehat shumë kolege të cilat reagun edhe ato nëpërmjet refreneve duke i’u drejtuar në një formë këngëtares në fjalë.

Janë disa nga ato Rina, Nikka po ashtu edhe Fifi, e së fundmi ajo u ‘përplas’ edhe me Arta Mehmedin.

Por Tayna është duke vazhduar pa u ndalur, para pak ditësh solli këngën më të fundit ‘Duruntina’ ku u prit dhe ka marrë jashtëzakonisht pëlqime.

Talenti dhe suksesi ka bërë që të depërtoj shumë lehtë dhe të jetë njëra nga këngëtaret me të dëshiruara të momentit. Është edhe Ermali ai që ka veçuar këngëtaren si njërën nga të ftuarat e radhës , sigurisht për të folur rreth udhëtimit të shpejt në muzikë e cila po korr sukses të madh. /Kosovarja/

 

MUND TË JU PËLQEJNË