Nora Istrefi vazhdon të konsiderohet si ndër portretet më të bukura në skenën shqiptare.

Thuajse që nga fillimi ka qenë kështu, sepse gjithmonë ka goditur në pikën e dobët të publikut, duke iu ditur gjithmonë shijen dhe kërkesat atyre, shkruan Kosovarja.

Nora përveç përkushtimit të tërë në muzikë, gjithnjë është përkujdesur që t’iu shkojë për qejfi të gjithëve dhe të pëlqehet me çfarëdo që ka ardhur.

Në fakt, edhe ia ka arritur, sepse një femër si ajo që plotëson të gjitha premisat si nga sharmi ashtu edhe nga linjat, ka çfarë të tregojë dhe të ekspozojë.

E, kur jemi te ekspozimet Norën gjithnjë jemi mësuar që të vijë me pozat nga shtëpia, pushimet, shëtitjet që ka bërë në vende të ndryshme, por me këtë të fundit që erdhi vërtetë se befasoi të gjithë.

Kjo sepse poza e radhës e zuri në mes brigjeve malore, që askush nuk do ti shkonte në mendje se edhe nga atje mund të vijë e tillë. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË