Këngëtarja Nora Istrefi ka qenë kryetemë e mediave rozë javët e fundit.

‘Boom’ bëri lajmi për ndarjen e saj me bashkëshortin Robert Berisha, shkruan “Kosovarja”.

Pas shumë thashethemeve e konkluzioneve duket se ndarja u bëri mirë edhe Norës, poashtu edhe Robertit.

Ata nuk e kanë ndalur aktivitetin në muzikë, madje kanë realizuar këngë e kanë mbajtur mbrëmje muzikore.

Sidomos Nora e ka shtuar dukshëm aktivitetin e saj në rrjetet sociale.

Qysh nga ndarja me Robertin, këngëtarja nuk i ka ndalur pozat joshëse dhe fotosesionet e ndryshme.

E sonte ajo ka befasuar me pamjen. Me një grim më rëndë ajo duket shumë ndryshe, kurse fustani i bardhë i saj mori gjithë vëmendjen.

A do bëhet Nora sërish nuse?!, mbase kjo mund të jetë pyetja e parë që iu shkon në mend kur ta shihni këtë foto./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË