I riu Muhamet Hyseni, nga Podujeva ka imituar në mënyrë fantastike kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Sot pas takimit me Albin Kurtin, kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, nuk u prononcua për media, e në vend të tij doli një imitues amator në televizionin Klan.

Muhamet Hyseni është djaloshi 16 vjeçar që e imiton në mënyrë perfekte të parin e LDK’së.

Përveç Isa Mustafës, i riu ka talent që të imitojë edhe Fatmir Sejdiun e Ramush Haradinaj.

Hyseni aktualisht është në klasën e 11 dhe thotë se ëndrra e tij qysh fëmijë është aktrimi.

https://www.facebook.com/KlanKosovaOfficial1/videos/2551015435017052/

MUND TË JU PËLQEJNË