Ishte viti 2017 kur beqarisë së tij i dha fund me bukuroshen shqiptare Ediben.

Është fjala për sulmuesin e kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqin, ndikimi i të cilit është duke u rritur dita ditës falë sukseseve që po shënon vazhdimisht në fushën e futbollit, shkruan Kosovarja.

Muriqi aq sa është i plotësuar në jetën profesionale, është i përmbushur mjaft shumë edhe pranë bashkëshortes së tij.

Këtë përmbushje iu shtoi edhe më shumë ardhja e djalit të tyre, i cili tashmë është një vjeçar, dhe quhet Orhan.

Nga ai nuk shohim edhe aq shpesh të publikojë imazhe familjare, pasi është goxha i rezervuar në këtë pjesë.

Por, këtë herë duket se ai ka vendosur të veprojë me letra hapur dhe të publikojë disa imazhe nga jeta e tij e lumtur familjare.

Pak nga dasma e pak nga përditshmëria, iu shfaqim një llojllojshmëri të lumturisë dhe përmbushjes së tij familjare. /Kosovarja/

 

MUND TË JU PËLQEJNË