Komuna e Prishtinës njoftoi se Trafikut Urban i është bashkuar drejtuesja e parë femër.

Laura Mirena është femra e parë që do të drejtojë një autobus urban i cili do të transportojë udhëtarët në kryeqytet.Komuna thotë se kjo risi është në vijim të reformave në Trafikun Urban.

Megjithatë, kur është fjala tek reformat, qytetarët kanë tjetër ide në mendje.Një komentues në faqen e Facebook të Komunës së Prishtinës ka thënë se priste ndonjë lajm për linjë të re ose vendosjen e orareve në stacione si pjesë të reformave.

MUND TË JU PËLQEJNË