Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK është e shtrirë një femër e moshës së mitur.

Vajza e komunitetit ashkali ka mbetur shtatzënë si pasojë e bashkësisë jashtëmartesore dhe pret lindjen e fëmijës.

Ngjarja është raportuar dje paradite në stacionin e policisë në Obiliq.

Në lidhje me rastin është shoqëruar në stacion policor i dyshuari mashkull i komunitetit ashkali i cili ka deklaruar se është duke bashkëjetuar me viktimën e lartcekur.

Me urdhër të prokurorit lënda e rastit shkon në procedurë të rregullt.

MUND TË JU PËLQEJNË