Derisa numërimi i votave me kusht dhe të personave me aftësi të kufizuara po shkon drejt përfundimit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, KALLXO.com ka numëruar votat e partive politike të cilat i kanë grumbulluar deri më tani.

Në këto shifra janë përfshirë edhe numërimi i votave të diasporës.Në një llogaritje jozyrtare të votave të numëruara deri tani, Lëvizja Vetëvendosje nga zgjedhjet e 6 tetorit del forca më madhe politike në vend, me gjithsej 215 mijë e 935 vota.

Partia e dytë me më së shumti vota në nivel vendi është Lidhja Demokratike e Kosovës.

Partia e Isa Mustafës nga 6 tetori doli me 203 mijë e 896 vota.

Partia e tretë me më së shumti vota është PDK e Kadri Veselit. Kjo parti ka grumbulluar 175 mijë e 757 vota.

Koalicioni AAK-PSD nuk ka arritur më shumë se 95 mijë e 498 vota nga zgjedhjet e 6 tetorit.Ndërsa, koalicioni NISMA-AKR-PD deri më tani ka marrë 41 mijë e 453 vota.

KQZ ka marrë vendim që gjatë ditës së nesërme do të rinumërohen edhe katër vendvotime.

Ndërsa, sot në mbrëmje, Gjykata Supreme e Kosovës vendosi pro ankesës së LVV-së ndaj votave të ardhura nga Diaspora.

MUND TË JU PËLQEJNË