Mbi bazën e informacionit dhe dëshmive të arsyeshme, Policia në Skenderaj​ e Vushtrri, në orët e mëngjesit të sotëm, ka realizuar bastisje në dy lokacione të ndryshme.

Bastisjet janë realizuar në bazë të urdhëresave të lëshuara nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, degët në Skenderaj e Vushtrri, me ç’rast si rezultat i bastisjeve janë gjetur dhe janë sekuestruar dy armë të llojit pistoleta.

Në cilësi të të dyshuarve për posedim ilegal të armëve janë arrestuar dy persona të dyshuar: A. SH., 23 vjeçar dhe V.F., 24 vjeçar, ku pas procedurave të intervistimit dy të dyshuarit janë liruar për procedurë të rregullt.

Ndaj tyre është iniciuar rast për vepër penale mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armë.

 

MUND TË JU PËLQEJNË