Më në fund, qytetarët, kryeqyteti po stoliset për festat e fundvitit.

Në sheshin “Zahir Pajaziti”, kompania e kontraktuar për ta stolisur kryeqytetin ka filluar vendosjen e pemës e festave të fundivitit.

Stolisja e shesheve të Prishtinës po bëhët vetëm dy javë para Vitit të Ri, transmeton Gazeta Express.

Ka pasur shumë ankesa që kryeqyteti edhe më tutje nuk po dekorohej për festa, derisa qytetet e tjera të Kosovës dhe rajonit janë zbukuruar javë më parë.

Komuna e Prishtinës ka treguar për Express së shkak i vonesës së dekorimit ka qenë një ankesë që e ka bërë një kompani e cila nuk e ka fituar tenderin.

“Komuna i ka nda 75 mijë euro për dekorim, ndërkaq tenderin e ka fitu një kompani e cila do ta dekorojë Prishtinën me shumën prej 54 mijë eurosh. Kompania e dytë e cila ka qenë më çmim më të lartë është ankuar në Organin Shqyrtues të Prokurimit. OShP ka marr vendim të enjten e kaluar, dhe menjëherë në ditën e nesërme e kemi nënshkruar kontratën. Aktualisht po punohet në sheshet kryesore, dhe presim që pas pak ditëve të përfundojnë punimet dhe të ndizen dritat”, ka thënë Zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Adonis Tahiri për Express.

MUND TË JU PËLQEJNË