Përhapja e një ulcere që i shkatërron ashpër indet e njeriut në rajone të reja të Australisë i ka shqetësuar ekspertët e sëmundjeve ngjitëse në këtë shtet.

Ulcera e quajtur “Buruli”, e njohur edhe si ulcera “Bairnsdale” ose “Daintree”, është infeksion që mund të sjellë krijimin e ulcerave të pashërueshme në lëkurë. Kjo sëmundje deri tash është raportuar në pjesën veriore të rajonit Queensland.

Megjithatë, mjekët janë të shqetësuar, sepse në dy vjetët e fundit, tri raste të kësaj sëmundjeje janë raportuar në jug të rajonit të saj të zakonshme. Rajoni i Viktorias shënoi rekord të këtyre rasteve në vitin e kaluar, kur 340 njerëz u prekën nga ky infeksion.

Sëmundja zakonisht përhapet më shumë në rajone ku ka moçalishte, në vende tropikale, dhe shkakton ulcera në lëkurë, të cilat injorohen nga njerëzit si shenjë e pickimit nga mushkonjat. Infeksioni i ngadalshëm më as shndërrohet në një shtresë yndyre mes lëkurës dhe shtresës që i mbulon muskujt.

Personat e infektuar shpesh nuk e dinë që vuajnë nga kjo sëmundje derisa të shfaqet ulcera. Por, kur ulcera shpërthen, pacientët mund të kenë dhimbje të tmerrshme dhe këto ulcera mund ta sjellin amputimin, shkruan “The Guardian”.

MUND TË JU PËLQEJNË