Fëmija 13-vjeçar që ishte nxjerr nga Pishina e Gërmisë në gjendje të rëndë këtë të shtunë, ka nderruar jetë në QKUK.

Pas ndihmës së parë, 13 vjeçari ishte dërguar në Qendrën Klinike Universitare, për tretman të mëtejmë mjekësor, por ka ndërruar jetë rreth orës 16:00.

Rasti është konfirmuar doktoresha e Klinikës Emergjente Nerxhivane Halimi.

Sipas mjekëve që është raportuar sot gjatë ditës, ai në ambulancë ishte dërguar pa shenja jete dhe pa puls, por që kishin arritur t’ia rikthejnë pulsin.

Ndërkaq kryeshefja e Ndërmarrjes Publike “Sport Marketing” , Mirlinda Sopi Krasniqi, ka thënë se fëmijës i ka rënë të fiktë në platon e pishinës si pasojë e temperaturave të larta.

Fëmija po ashtu kishte probleme me zemër dhe se para disa ditëve kishte pasur ndërhyrje në zemër dhe po ashtu është fëmijë me epilepsi.

MUND TË JU PËLQEJNË