Naser Tmava – Mitrovica, këngëtari i njohur i shumë këngëve, albumeve, sidomos i hiteve të periudhës së më hershme, me sa duket, sivjet i është kthyer furishëm këngës dhe me përkushtim shumë të madh, shkruan “Kosovarja”.

Naser Tmava njihet me këngët dhe hitet e tij të paharruara, edhe sot shumë të dëgjuara e të interpretuara edhe nga këngëtarët tjerë, si “Dul lulija te bunari”, “Anita”, “Lujma-lujma”, “Oj lulije”, “Sonte është nata jote”, e të tjera, të cilat me ëndje dëgjohen dhe emetohen në të gjitha kanalet tona televizive.

Naser Tmava, i njohur me emrin artistik – Mitrovica, sivjet ka marrë pjesë me këngë në xhirimet e disa produksioneve tona muzikore, tek do kemi rastin ta shohim në emisionet muzikore të Vitit të Ri.

Vlen të përmendim se Naseri para pak ditësh i lansoi këngët “Ti e lumtur” dhe “Pikë m’bahet zemra”, në duet me këngëtaren Neta, këngë të cilat i nxori Produksioni “Labia”.

E, sot, këngëtari i mirënjohur, vjen edhe me një këngë të re, me titull “Mitrovicali”, nga Produksioni muzikor “Vizioni Libonia”, e që jo vetëm vokali i tij i veçantë, por edhe teksti, pa dyshim, do pëlqehen nga adhuruesit e tij, e në veçanti nga mitrovicasit.

Pse dhe për çka, dëgjone dhe vlerësone edhe ju! /Kosovarja/

 

 

MUND TË JU PËLQEJNË