Nga erërat e forta dhe reshjet shumë pjesë të Kosovës kanë mbetur pa energji elektrike.

Janë me mijëra thirrje që po pranohen këtu në qendrën e thirrjeve në KEDS.

Vetëm gjatë paraditë së mërkurës kanë arritur mbi 3 mijë e 500.

Krejt kjo, si pasojë e erërave të forta dhe motit të ligë që goditen vendin, mbrëmjen e së martës. (Pamje të shtyllës tu qit flakë)

E ata që u ankuan në KEDS, ishin pothuajse nga gjithë Kosova.
Madje këtu, era e fortë, gati sa nuk i rrëzoi edhe shtyllat elektrike.

E të dëmtuara si kjo shtyllë në Lipjan, në KEDS thonë që vetëm në 12 orët e fundit, janë raportuar rreth 400 sosh.

Por për këtë, në KEDS thonë që pjesa me e madhe e tyre janë rregulluar.

Ndër qytetet më të prekura nga kjo gjendje, sipas Buzhalës janë Peja, Istogu, Klina e Decani.

Ndërkohë, përveç shtyllave elektrike, era e fortë bëri që kulmi i një objekti, të përfundojë mbi telat e rrymës.

 

MUND TË JU PËLQEJNË