Një mrekulli në mes të tragjedisë ka ndodhur para pak minutave në Shqipëri.

17 vjeçari Ramë Lala është shpëtuar duke u nxjerrë nga rrënojat ku kishte mbetur si pasojë e shembjes së banesës te Këneta nga tërmeti.

Pas nxjerrjes 17 vjeçari është transportuar për ndihmë në spital, kurse që në momentin që u nxorrë nga aty, 17 vjeçari kërkoi nënën “ku është mami”?, u shpreh ai, transmeton Indeksonline.

Nga banesa katër katëshe e familjes Lala me origjinë nga Peshkopia, janë nxjerrë të pajetë dy persona, Sadete dhe Ilir Lala. Në këtë banesë jetonin tre kurora të së njëjtës familje.

Ndryshe për të nxjerrë nga banesa Ramë-n ndërhyri Policia e Kosovës në mënyrë fantastike. Kosova ka dërguar pjesëtarë të FSK-së, të Policisë si dhe të zjarrfikësve për të ndihmuar Shqipërinë në këtë ditë shumë të vështirë.

MUND TË JU PËLQEJNË