Talentin për të kënduar e ka trashëgim nga familja, pasi nënën dhe motrën i ka këngëtare të njohura.

Besiana Behluli, vajza e bilbilit të këngës shqipe Shkurte Fejzës, tashmë ka filluar karrieren e saj si këngëtare, shkruan “Kosovarja”.

Ndonëse jo me zhanrin e njëjtë të muzikës si të nënës e motrës, Besiana po pëlqehet shumë nga publiku.

Përveç për muzikën e saj,ajo u komentua vazhdimisht për stilin e saj të veçantë.

Me të hyrë në botën e muzikës Besiana ka arritur të marrë vëmendjen e publikut, dhe tani është bërë nga më të komentuarat në mediat ‘roze’.

E sot ajo ka ndarë disa fotografi në Instagram, që e dëshmon stilin unik që ka.

Ajo qka merr vëmendje është përshkrimi që i ka bërë këtyre fotografive.

“E dua veshjen time”, ka shkruar Besiana në Instagram.

E pas famës që ka marrë deri tani, ështët normale që ajo t’a ketë vetën në qejf, apo jo?

Ndryshe, Besiana, është martuar pak vite më parë, por jetën e saj private mundohet ta mbajë larg publikut.

Deri më tani ka nxjerrë dy projekte muzikore të cilave u ka realizuar edhe videoklipe./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË