Spektri medial botëror është i pushtuar nga lajme që kanë të bëjnë me virusin e ardhur nga Kina, i cili po ngjallë frikë e lemëri kudo, kjo për shkak të përhapjes së lehtë, rrezistences së tij dhe faktit që nuk është gjetur kura që mund ta izoloj atë, shkruan “Kosovarja”.

Ndërkohë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike gjatë gjithë kohës po informon qytetarët e vendit në lidhje me virusin dhe gjendjen në vend.

Epidemiologët e Kosovësu mblodhën për herë të parë me 12 shkurt për të folur për Coronavirusin e Ri COVID-19. Tema e diskutimit ishte situata aktuale me Novel Coronavirus COVID-19, masat parandaluese dhe menaxhimi i situatave në rast të dyshimit/konfirmimit të rasteve me Novel Coronavirus COVID-19.

Në takim u vlerësua vigjilenca dhe gatishmëria e epidemiologëve për detektimin e hershëm dhe reagimin me kohë në çdo moment të dyshimit për lajmërimin e rasteve me Novel Coronavirus COVID-19, shkruan “Kosovarja”.

Edhe kirurgu kosovar Arbër Morina, ka zgjedhur të thotë diçka në aspektin profesional për virusin në fjalë. Ai, ndër tjerash thotë se virusi do të arrijë edhe në vendin tonë.
Këtu është postimi i plotë i kirurgut abdominal, Arbër Morina.

MUND TË JU PËLQEJNË