Mirembajtja, rregullimi dhe kurimi i thonjëve është bërë një farë tradite bashkohore për femrat në vendin tonë. Të gjatë, të shkurtër, me ngjyra, transparent, me e pa detaje ose dekore, me forma e modele nga më të ndryshmet.

Lista e aplikimeve dhe manovrimeve në thonjë është e gjatë. Në vendin tonë ka shumë profesioniste të kësaj fushe, e ndër më të mirat, Mimoza Grabovi, pronare e sallonit “Mimoza Nails” në Pejë, që njihet për punën e shkëlqyer, cilësinë e klasit të parë dhe kreativitetin e jashtëzakonshëm që ka.

Ne, e vizituam Mimozen në studion e saj ku përditë pret me dhjetra kliente, nga ato të rregulltat, e deri tek të rastësishmet, te cilat më pas bijnë në dashuri me punën që realizohet në “Mimoza Nails”.

Salloni gjendet në lokacionin e “Elkos Centër” në Pejë dhe është pikë tejet e frekuentuar mga femrat, pasi Mimoza është profesioniste e dëshmuar, e çertifikuar dhe fituese e kupës me titullinë “Master Class” në Tiranë.

Në këtë sallon që është hapur para katër vitesh, punohet me produktet cilësore Lux Kraft, pastaj Victoria Vynn, Fashion, etj.

Mimoza, na tregoj se këtë vit kerkohen më shumë format ovale dhe mjaftë në trend është forma “Balerinë”, ndërkohë që thotë se e preferuara e saj është forma katrore e vogël, megjithëse janë klientet ato që e kanë fjalën e fundit.

Pronarja e sallonit “Mimoza Nails” shton: “Këtë sezon modeli ombre është shumë IN dhe kjo e realizuar me nuanca fosforike. Ka pasur raste kur e kemi fillu dhe mbaruar ditën duke punuar ombre tek klientet tona”.

Në “Mimoza Nails”, numri i klienteve është i madh dhe të gjitha dalin të kënaqura me rezultatin dhe pamjen e re të thonjëve të tyre.

Në këtë sallon, takuam edhe punëtoret profesionale që dukeshin aq të përkushtuara në çdo detaj.

Valbona Myrtaj, që në fillim na tha se për të është kënaqësi e veçantë të flasë për një grua e profesioniste si Mimoza. “Jam shumë e lumtur që prej dy vitesh jam pjesë e stafit “Mimoza Nails”, ku pos përvojës që kam marrë, kam mësuar se njeriu nëse e ka vullnetin, mund tia dal në çdo gjë. Për mua Mimoza është shembulli i një gruaje të fortë, një profesioniste, nëne dhe bashkëshorte të pa krahasueshme”.

Fjalë të tilla për punën që bëhet në sallon dhe pronaren Mimoza Grabovi, kishte edhe punëtorja tjetër, Albana Cacaj, e cila thotë: “Të punosh në “Mimoza Nails”, do të thotë të jesh në një ambient plotë shoqëri dhe jo në punë. Mimoza është eksperte e vërtet dhe nuk ngurron asnjëherë ta ndajë profesionalizmin edhe me ne”.

Vetë pronarja na tregoj se ajo mban edhe kurse individuale dhe grupore. “Po, ne në “Mimoza Nails” mbajmë kurse dhe kursistet paisen me çertifikata që njihen nderkombëtarisht. Thuajse çdo vit dalin nga 20-të çertifikuara”.

Kjo grua e sukseshme, në fund nuk la pa përmednur bashkëshortin për gjithë mbështetjen e dhënë gjatë këtyre viteve dhe motren e saj Njomzen. “ Një falenderim i veçantë i takon bashkëshortit tim, i cili më përkrah në çdo moment të jetës dhe punës sime, pa lënë anash motren time Njomzen, e cila ishte mbështetja ime gjatë fillimit të karrieres”. Mimoza, na tregoj se përpiqet që para së gjithash të jetë edhe një grua dhe nënë shembullore.

Një pjesë të mirë të punës profesionale të “Mimoza Nails”, e gjeni edhe në rrjete sociale, në hapsirat e këtij salloni me emër në Pejë, e që vizitohet edhe nga shumë femra të njohura të estrades dhe jo vetëm.

MUND TË JU PËLQEJNË