“Shumë pacientë që sapo kanë filluar të shfaqin shenjat e para të moshës në fytyrë kërkojnë të përmirësojnë pamjen, dhe për këta pacientë trajtimi me injeksione është gjithmonë e më shumë në përputhje me kërkesat e tyre të arritjes së imazhit të tyre të dëshiruar.

Bukuria është art, dhe mbi të gjitha arritja e bukurisë është perfeksion i këtij arti”, ja këahtu nise biseda me Fitore Bytyçi -International Certified Trainer in facial Aesthetic, drejtoreshë e klinikes më të madhe estetike në vend “Miliona Aesthetic”, aty ku përditë kryhen dhejtra tretmane në mënyrën më profesionale dhe efikase.

Fitorja thotë se nuk ka mundësi të përshkruhet ngazëllimi në fytyrën e klientëve pas tretmaneve, ku ata duken dhe ndjehen më të ri, më të plotësuar. “Miliona Aesthetic” në vetvte është qendër esteike, rrjet i furnizimeve me produkte estetike si dhe akademi e akredituar në fushën e estetikes, me përvojë pesë vjeçare.

Stafi është profesional dhe i trajnuar në vend dhe ndërkombëtarisht me qëllim që klientëve të ju ofrohen sherbimet më profesionale. Bytyçi thotë: “Edukimi duhet të jetë i vazhdueshëm, prandaj ne si qendër ndër aktivitete e shumta kemi bashkë organizuar trajnime profesionale ndërkombëtare nga fusha e mjekësisë estetike, si në vend ashtu edhe jasht vendit, me qëllim që klientët kudo të trajtohen profesionalisht dhe rezultatet të jene sa më të mira”.

Të shtojmë se stafi i “Miliona Aesthetic” është i çertifikuar ndërkombëtarisht në trajtimet me fillers (acid hiluronik), botullinium toxin (botox), koktej vitaminash (mesotherapy, ampula), rimodelimi i hundes pa operacion, mbushja e mollëzav dhe konturimi i nofulles, lifting jo kirurgjik, trajtime të avansuara të fytyrës, trajtime me laser dhe pajisje bukurie.

Në pyetjen se cila eshte e veçanta e “Miliona Aesthetic” në Prishtinë, Fitore Bytyçi- Aesthetic physician, tregon: “Në ne “Miliona Aesthetic” jemi bërë tashmë qender referente për trajtimet estetike jo invazive, dhe me sukses kemi arritur të tërheqim përpos klienteles vendore edhe klient nga Shqipria, Maqedoni por edhe nga europa si Franca, Gjermania, Anglia dhe Greqia. Pastaj jemi qendra e vetme në vend e autorizuar si qendër e “Casmara” për trajtimin e fytyrës. Dhe, ajo ça e dallon “Miliona Aestetic” nga të tjerët, është stafi”.

Ndryshe, drejtoresha Fitore Bytyçi është po ashtu trajnere ndërkombëtare për filler (acid hialuronik), botulinium toxin (botox), mesofije (pdo threads), hylaron pen, casmara. Gjatë vizitës në këtë qendër estetike, kuptuam qartë se stafi ka për qëllim të ndjek risitë në fushën e estetikës mjekësore dhe ta ofrojë atë për klientet e vet. Një risi e tillë është Hyluron Pen, i cili është një nga tendencat më të fundit te injektimit te filler në buzë dhe rrudha pa gjilpërë dhe pa dhimbje.

Injektimi ndodhe në pjesën e lartë të dermisit – Papillary dermis (zona e injektimeve). Hylaron Pen shkëlqen në perdorim si: rigjenerimi i lekurës me koktej vitaminash, bënë eleminimin e rrudhave sipërfaqesore, rrudhave shumë të thella (te cilat jane prezente tek të moshuarit), dhe rezultatet më të mira arrihen në mbushjen e buzëve. Kur është fjala për produkte, në “Miliona Aesthetic”, ofrohen ato më cilësoret në treg. Filler apo thënë ndryshe mbushëesi me acid hilauronik përdorin për më shumë se 2 vite është Bliss, prodhim me CE.

Bliss është i vetmi filler në treg me qëndrueshmëri deri në 18 muaj, dhe në përvojëne stafit në asnjë rast të vetem nuk kan pasur granuloma, reaksione alergjike, apo çfarëdo komplikacioni tjeter. Kurse botullinium toxin (botox) e kanë të prodhimit Italian M-Tox, koktej vitaminash (mesotherapy, ampula)e përdorin të brandit francez Dermaqual, pdo threads janë të brendit Dermals, e gjtihashtu nga ky prodhues furniziohen edhe me Hylaron Pen.

Në klinikën që konsderohet të jetë më e madhja në vend, ka pacientë të dyja gjinive. Paraqitja e bukur tanimë është intence e të dy gjinive, andaj në ”Miliona Aethetic” shkojnë për të tretmane bukurie dhe jo vetëm, meshkuj dhe femra, ndonëse e pranojnë se mes klientësh, kryeson gjinia e bukur. “Miliona…” tashmë është bërë qendra estetike për trajtimin e VIP-ave si nga skena muzikore, aktrimi dhe modelimi.

Bëhet e ditur se tretmanet më të shpeshta që kërkohen nga të famshimit e skenës janë trajtimi dhe pastrimi i fytyrës.

MUND TË JU PËLQEJNË