Është ndër emisionet më të shikuara dhe më të klikuara, që çdo të shtune mbledh me mijëra njerëz para ekraneve në shtëpitë e tyre.

Emisioni më i popullarizuar dhe më i afirmuar “Odeon”, është rritur ndër vite dhe përmban në vete një kolazh të tematikave serioze, pa mos përjashtuar dhe pjesën e humorit dhe këndimit, shkruan Kosovarja.

Natyrisht, kjo renditje e kësaj përmbajtjeje nuk do të ishte realizuar dot pa personazhe të fushave dhe të sferave të ndryshme.

Andaj, për këtë kujdesen dy nikoqirët e këtij emisoni Naim Abazi dhe Mihrije Braha, të cilët çdo herë vijnë të përgatitur me materiale interesante.

Emisioni “Odeon, na ofron musafirët e shumtë, personalitete nga më të ndryshmet, duke bërë pjesë këtu edhe ato “fytyra” që jo shumë kush mund ti sjellë në Kosovë.

Është fjala për këngëtarin, producentin dhe skenaristin e filmave në Kanada, i cili do të jetë pjesë e musafirëve këtë javë në emision, me një fjalë si një lloj surprize për të gjithë.

E, për kë bëhet fjalë më gjegjësisht, na njofton vet Mihrija përmes një sekuence të shkurtër ku shihet duke kënduar me të.

Për më shumë, kjo e shtunë iu shpalos më detaje për të, e ku tjetër përveç tek emisoni “Odeon”. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË