Padyshim se është një ndër aktoret më të pëlqyera e më të suksesshme në vend.

Simpatinë më të madhe e fitoi me rolin e ‘Sasës’ në serialin vendor “O sa mirë”, shkruan “Kosovarja’.

Kurse tani Adriana është duke korrë sukses ndërkombëtar me filmin më të përfolur e të pëlqyer “Zana’.

Jemi mësuar që çdo herë ta shohim të thjeshtë dhe natyrale. Është ndër ato femra që me gjasë nuk i pëlqen të grimohet me përjashtim të ndonjë eventi.

Por së fundi, ‘Sasa’ ka mahnitur ndjekësit me ca foto ku shihet me grim të rëndë, bile vështirë se njihet që është ajo.

Sidoqoftë po duket mjaft e ëmbël dhe e bukur. Pse të mos grimoset kështu më shpesh? /Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË