Ishte emër i njohur në kinematografinë kosovare, që punoj me shumë përkushtim për të realizuar më të mirën dhe ia doli.

Arzana Kraja, do të mbahet në mend për filma të metrazhit të shkurtër e të gjatë, për të cilët u nderua me disa çmime brenda dhe jashtë vendit.

Kraja, ishte regjisore e filmit “Fusha e mëllenjave”, që shënoi edhe hapjen e edicionit të 11 të PriFest. Filmi zgjoj mjaftë ineresim tek publiku.

Në media dhe jo vetëm po jepen verzione të ndryshme për vdekjen e regjisores së njohur. Deri më tani, pretendohet se ajo ndërroj jetë për shkak të një krize epileptike, ndonëse të dhënat nuk janë konfirmuar.

Arzana, bashkë me motren e saj Vesen dhe qenin e tyre, jetonin në një banesë private në lagjen Emshir në Prishtinë, shkruan “Kosovarja”.

Regjisorja e ndjerë Arzana Kraja është vajza e akademikut Mehmet Kraja, që është baba i katër vajzave dhe një djali. /Kosovarja/

 

MUND TË JU PËLQEJNË