Conor McGregorit ju nevojitën vetëm 40 sekonda për të “shfarosur” Donald Cerrone dhe për të filluar rikthimin e tij në stilin e egër.

“The ‘Notorious” dukej i shkëlqyeshëm, i fuqishëm dhe teknikisht i përkryer mbrëmë ndaj Cerrones, meçin ndaj të cilit e përfundoi për vetëm 40 sekonda.

McGregor në mënyrë fenomenale e nisi luftën dhe goditja e parë me gju në kokë të kundërshtarit ishte shumë precize. Ajo u pasua nga një goditje e saktë me grusht, më pas nga një shkelm me të majtën që e rrëzoi Cerronen.

Aty e tutje Cerrone nuk kishte gjasa të “mbijetojë”. Ai pësoi goditje të njëpasnjëshme derisa gjyqtari nuk e ndërpreu meçin.Pas një rrugë të gjatë zhgënjyese pas humbjes nga Khabib Nurmagomedov, McGregor është rikthyer të jetë protagonist në UFC, dhe tashmë synon të kthehet atje ku ishte para humbjes nga luftëtari rus.

MUND TË JU PËLQEJNË