Ka vite që ka përfunduar, por pavarësisht kësaj, “Familja Moderne” ende kujtohet me nostalgji nga shikuesit e rregullt, shkruan “Kosovarja”.

Ishte një herë e një kohë kur të dielave të gjithë mblidheshin para ekranit televiziv për të parë “Familjen…”, që ishte bërë aq e popullarizuar sa më s’ka.

Karakteret e serialit u bënë hit, e bashkë me ta edhe shprehjet e batutat që përdornin. Edhe sot e kësaj dite, në popull kanë ngelur një mori batutash të dala nga hit seriali “Familja Moderne”, shkruan “Kosovarja”.

Pas shumë vitesh, kasti i aktorëve të “Familjes…” janë takuar në një restaurant për darkë dhe siç duket kanë kaluar bukut duke kujtuar shumë gjëra që i kanë përjetuar gjatë kohës së xhirimeve./Kosovarja/

 

MUND TË JU PËLQEJNË