Flutra Lokaj është mbesa e Sulejman Vokshit, e cila sapo ka sjellur këngën me videoklip kushtuar kampiones sonë Majlinda Kelmendit, shkruan “Kosovarja”.

Flutra është vajzë ambicioze, e talentuar e cila ka marrë disa çmime të para në festivalet e fëmijëve dhe kompeticionet e të rinjëve në Kosovë e Shqipëri.

Spikat me paraqitjen e saj skenike dhe interpretimin vokal.

Ka realizuar disa këngë deri tani, por kënga “Si Majlinda”, me tekst dhe muzikë nga Shkodran Tolaj e orkestrim nga Jetmir Mehmeti me të cilën ishte fituese e festivalit”Ardhmëria”, vjen si videoklip realizuar nga “Kult” production.

Ky është videoklipi i saj i parë dhe me atë që shohim dhe dëgjojmë mund të themi lirisht se Flutra Lokaj nga Deçani do të jetë ylli i ardhshëm i skenës së muzikës moderne shqiptare./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË