Shqipëria njihet ndër vendet më të vizituara viteve të fundit, ku turizmi ka shënuar ngritje marramendëse.

Mes shumë qyteteve, vlen të ceket Vlora e cila për shumë turistë mbetet destinacioni favorit për vite më radhë, shkruan Kosovarja.

Pikërisht në këtë qytet, ndër hotelet më të frekentuara është Marina Bay Luxury, një vend ky i cili nga imazhet e para që shohim lë shumë për të dëshiruar.

Po e vizituat njëherë, do njiheni me luksin dhe shërbimin e pakrahasueshëm nga një staf shumë profesional, i cili bën që pushimet tuaja të jenë vërtetë përrallore.

Me një kapacitet të lartë të pranimit të klientëve, duke ofruar dhoma luksoze, pishinë, SPA dhe restaurant ku do të shijoni pjatat më të mira ndonjëherë me ushqime bregdetare, bën që Marina Bay Luxury-n ta vizitoni sërish.

E veçanta e këtij kompleksi turistik është pishina private ku lëshohet edhe helikopteri, duke krijuar kështu memoriet më të bukura të stinës së nxehtë.

Për më shumë detaje, i gjeni edhe në profilet e rrjeteve sociale, ku imazhet vërtetojnë gjithçka.

 

https://www.facebook.com/kosovarjavideo/videos/527746877867280/

 

 

MUND TË JU PËLQEJNË