Majlinda Zeka nuk është rastësisht e pranishme çdo herë në faqet rozë, pasi ka dhënë gjithnjë arsye të mos harrohet asnjëherë.

Dikur u bë e njohur për shkak të lidhjes me reperin e njohur Majkun, e tani lidhja e vetme për të dy është biri i tyre Roani, ani pse janë ndarë tashmë e sa kohë, shkruan Kosovarja.

Këto arsye ishin më të mëdha dhe më të ndezura, për tu marrë më tutje me jetën e Majlindës, emri i së cilës nuk pushoi asnjëherë pa u përmendur.

Por, këto të gjitha zbehen kur vjen fjala për një pjesë të jetës së saj, e ato janë jeta e mirë dhe lukset që e rrethojnë gjithandej.

Majlinda ka të siguruar të ardhura shumë të mira, falë familjes dhe mbështetjes së vazhdueshme që ata kanë pasur për ta.

Kjo ka bërë që modelen e njohur mos ta shohim ndryshe përveç me firmato, ashtu sikur personazhet, fytyrat publike dijnë të flasin e të tregojnë se bëjnë shoping dhe vishen me kostume vetëm firmato e të shtrenjta.

Kurse, këtë herë kamera e paparacit tonë e zë në njërin nga dyqanet që nuk jemi mësuar ta shohim atë e që është “Ëaikiki”.

Kësaj radhe shihet këtu, e që sigurisht ka zënë diçka të bukur e me çmim të lirë apo për të blerë diçka djalit të saj.

Se ndryshe Majlindën e shohim me veshje të veçanta e firma të njohura botërore. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË