Shengyl Ismaili është aktore e njohur e teatrit dhe filmit, atij të metrazhit të shkurtër dhe të gjatë, shkruan “Kosovarja”.

Vitet e fundit, aktorja ka qenë e përfshirë në shumë projekte, duke u renditur mes emrave më të angazhuar, sidomos në kinematografi.

Aktorja, kishte rol edhe në filmin “Zana”, i cili tashmë po shfaqet edhe në festivale me karakter ndërkombëtar.

Publiku i gjërë, aktoren ende e njeh dhe e identifikon me rolinë e “Mafisë” në “Përrallë me tupan”, rol ky që aktoren e afroj shumë me publikun.

A thua, Shengyli sot, është krenare apo pishman për këtë rol?

Më poshtë, shihni fotot e fundit të aktores realizuar nga Shenoll Zehri./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË