Lotina Haziri po vazhdon të përmendet mjaft shpesh në mediat rozë.

Reputacioni i babait të saj e bëri të njohur Lotinën dhe gjithë familjen Haziri, ani pse edhe nëna e saj Myrvete Bajrami nuk është fytyrë e panjohur, shkruan “Kosovarja”.

Të jesh bija e një deputeti dhe këngëtareje padyshim që është një privilegj i madh.

E duke u njohur në saje të prindërve, nuk ka qenë e pamundur vëmendja e Lotinës madje nuk ka shpëtuar pa u përfolur as jeta e saj private.

E së fundi janë veprimet e Lotines ato që po bëhen kryefjalë në mediat rozë.

E kush do e mendonte se vajza e të parit të Gjilanit mban në dhomën e saj “Sony Playstation”, për të kaluar kohën e zymtë kur nuk i rrihet mbase.

Eh po, netët kanë filluar të zgjaten e Lotina paska gjetur mënyrën si ti tejkalojë monotoninë më shpejt./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË