Lotina Haziri është emri që tashmë nuk ka nevojë të prezantojmë si vajza e politikanit Lutfi Hazirit.

Kjo pasi që ka kohë që ajo është fytyrë e njohur e Instagramit por edhe e përfolura e faqeve rozë, shkruan Kosovarja.

Jetën e saj e njohim të gjithë, pasi që bën jetë luksi. Atë e shohim gjithandej dhe qendrave evropiane, në bregdete të njohura.

Emrin e saj Lotina e ka nga babai, meqë bukuroshja ka lindur në vitet tragjike të popullit të Kosovës, kur kishte edhe lot.

Por, tash, për jetën që e bën mund ta emërojnë edhe gëzime, sepse buzëqeshja nuk i mungon asnjëherë.

Kryesisht për të shkruhet rreth fotografive që sjell në faqen e saj, që gjithmonë arrin të jetë në top vëmendje për bukurinë dhe linjat e saj perfekte që posedon.

E, në kohët e fundit përveç kësaj është duke u përfolur rreth një profesioni që e kemi parë tash e disa muaj të fokusuar aty.

Lotina iu është bashkëngjitur edhe gazetarisë, saktësisht moderimit, ani pse nuk ka bërë asnjëherë të ditur se ka përfunduar ndonjë lëmi të tillë.

Por, sido që të jetë ajo ka arritur të futet edhe aty, dhe mesa duket ia ka arritur goxha mirë të dalë e suksesshme. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË