Ka shumë këngë, e tashmë edhe një album muzikor të titulluar “King Lori”, me të cilin ka depërtuar edhe në tregun muzikor Gjerman.

Loredana Zefi, ia ka dalë që ta bëjë të famshme muzikën e saj. Nuk duket të jetë talentja më e madhe që e kemi hasur, por pavarësisht kësaj, ajo po depërton përditë e më shumë, duke u bërë emër i kërkuar dhe i përfolur, shkruan “Kosovarja”.

Loredana nuk e ka ndërmend të ndalet dhe sërish është duke punuar rreth një projekti të ri, ndërkohë që ka koncerte gjithëandej.

E, ndarja me Mozzik, e ka vënë disa herë plotësisht në fokus të medias reperen shqiptare. Ajo, ka folur edhe vetë rreth ndarjes nga Mozziku, me të cilin ka edhe një vajzë, Hanen, që për të përbën njeriun më të rëndësishëm të jetës, shkruan “Kosovarja”.

Ani pse Loredana duket rehat, ajo ka një lot të tatuazhuar në gisht. Kaq shumë ka qarë, saqe lotin e ka bërë tatuazh./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË