Skandali i reperes nga Ferizaji, Loredana Zefi për mashtrimin e çiftit zviceran ka ditë që është top temë e mediave të huaja dhe atyre vendore, shkruan Kosovarja.

Ishte rast, i cili u përcjell nga i madh dhe i vogël me një kuriozitet më të shtuar, ndryshe prej herave tjera kur shkruhej për Loredanën.

Mbrëmë, Loredana dhe bashkëshorti i saj Mozziku kanë arritur në Prishtinë, ku ardhja e tyre në Kosovë bëri bujë të madhe.

Sot çifti i njohur mbajti konferencë për media gjoja për tu sqaruar për skandalin tani më të njohur.

 

Gjesti i Loredanës pas konferencës i habiti të gjithë. Ajo menjëherë filloi xhirimet e klipit të saj të ri, me gjasë dëshiron të tregojë se nuk do del diçka ta ndalë.

Mirëpo, diçka tjetër që ra në sy ishte edhe ndryshimi i saj mbresëlënës në pamjen e saj.

Përderisa, Mozzik gjatë konferencës tha se ajo është gruaja e tij dhe do ta mbështes gjerë në fund, padyshim që kjo pamje e Loredanës do ta bëjë ta dojë akoma më shumë.

Pavarësisht të gjithave, me fol me dorë në zemër po duket bukur a??./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË