Pa dyshim Linda Hakaj është një nga emrat më të njohur të muzikës popullore dhe jo vetëm në vendin tonë, shkruan “Kosovarja”.

Linda, ka karrierë të gjatë, me këngë, videoklipe e albume muzikore, që dëgjohen me ëndje të veçantë nga publiku në Kosovë dhe më gjërë.

Këngëtarja, u bë shumë e njohur edhe përmes emisionit “Oxygen” të Besim Dines, ku për vite me radhë ishte këngëtare qëndrore dhe bënte që me zërin dhe interpretimin briliant të kënaqeshin shikuesit e këtij emisioni.

Sa i përket jetës private, këngëtarja mitrovicase, është e martuar dhe ka një djalë. Bashkëshorti i saj është i huaj, por nacionaliteti nuk ka pasur gisht në ndjenjat dhe lumturinë e çiftit në fjalë, shkruan “Kosovarja”.

MUND TË JU PËLQEJNË