Është vetëm 14 vjeçe, por shumë e talentuar, shkruan Kosovarja.

Talentin e zbuloi që nga vegjëlia, ndërsa tani vazhdon të tregojë se për të është pasioni më i madh.

Liberta është në klasën e 8-të të shkollës fillore Zenel Hajdini, e që me muzikë ka filluar të merret seriozisht që tani.

Ajo ka realizuar projektin e parë për të cilin edhe fitoi çmimin e produksionit më një festival në Suharekë.

Projekti i dytë i saj do të jetë në zhanrin Hip Hop, i cili titullohet “jam çapkëne e rritur në qytet”.

Çdo kohë e lirë e saj i përkushtohet pasionit të madh për muzikën, madje duke mbajtur edhe orë vokale tek profesoresha e saj Elikona Hysaj Shala, të cilës Liberta i është shumë mirnjohëse./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË