Reperi i njohur kosovar pas 15 viteve karrierë ka vendosur që të tërhiqet pak nga muzika, e të sfidoj vetën në një fushë tjetër.

Ditë më parë Ledri ka paralajmëruar se ka ardhë koha për ndryshime në jetën e tij, kështu së shpejti do ta provojë veten në fushën e biznesit, gjë e cila u pëlqye e urua nga të gjithë ata që e njohin reperin, shkruan “Kosovarja”.

Por, me gjasë nuk janë këto ndryshimet e vetme që do të bëjë Ledri Vula.

Ai ndryshimet e para i filloi qysh në rrjetin e tij në instagram, kështu duke fshirë gjitha postimet personale, e tani vendin e tyre e kanë zënë ca video me thënie motivuese për jetën.

Reperi shpesh është përfolur edhe për lidhjen e tij me modelen Sara Hoxhën, të cilët jo rrallë herë shijojnë pushime së bashku.

Por diçka e çuditshme e që na tërhoqi vëmendjen nga pushimet e Ledrit, në instastoryn e tij ku ka postuar një foto në shtrat janë 3 jastëkët që shihen në vendin ku fle.

A thua vallë kështu rehatohet Ledri në gjumë apo si?/Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË