Reperi kosovar Ledri Vula jo rrallë herë ka qenë fokus i thashethemeve në faqet rozë, shkruan “Kosovarja”.

Karrierën e tij muzikore e ka nisur si anëtar i grupit “Skillz”, pjesë e të cilit ishte edhe Visar Shala, i njohur me nofkën Skivi.

Ledri është një ndër reperët më të angazhuar dhe shumë aktiv në koncerte.

Reperi pritet të jetë pjesë e festivalit më të madh në vend “Sunny Hill”, pjesëmarrja e të cilit ka gëzuar shumë fansat e tij.

Madje, edhe reperi performancën për këtë festival e ka marrë shumë për zemër duke bërë edhe veprime të çuditshme siç ishte ajo e ditës së sotme duke mbajtur fjalim në foltoren e Kuvendit të Kosovës.

Ky veprim i tij bëri që fansat ta shohin menjëherë Ledrin si një kryeministër të ardhshëm.

Përgjigja e Ledrit për këtë kërkesë të fansave ishte se mes detyrës së ministrit dhe reperit zgjodhi këtë të dytën.

Sigurisht, kjo një shaka e reperit, pasi që jo rrallë herë Ledri ka treguar sensin e tij të humorit me fansat e tij./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË