Leartën e njohim si nusen e djalit të këngëtares së mirënjohur të muzikës popullore, Shyhrete Behuli.

Learta Jakupi jo rrallë herë u bë lajm i mediave rozë, por, kryesisht për dukjen, dhe për raportet familjare, shkruan rtv21.

Por, edhe Learta duket se ka talent muzikën, madje ajo vite më parë ka mbajtur një koncert solistik në Prishtinë.

Në Instastory, Learta ka publikuar disa fotografi nga koha kur kishte mbajtur këtë koncert, ku përmes këtyre fotografive duket se ajo ishte e ftuar edhe në emisionin Bon Bon, i cili transmetohet në televizionin Rtv21. Nga ajo kohë Learta ka ka ndryshuar shumë, tani është bionde ndërsa atëherë kishte ngjyrë më të errët të flokëve.

Ndryshe, Learta dhe Kushtrimi janë martuar në vitin 2016-të, ndërsa tani janë prindër të një djalit, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Matin.