Nga gjiri i popullit shqiptar dolën shumë atdhetarë të kohës, të cilët nuk kursyen mundin as jetën për kauzën tonë të drejtë kombëtare.

Njëri nga ta, i cili përjetoi dhe i mbijetoi tmerrit të Tivarit, në të cilin humbën jetën 4 mijë shqiptarë, ishte edhe Hazir Sylë Kelmendi.

Haziri nuk mbeti vetëm me përjetimin e veprës makabre, e cila e kuqi nga gjaku detin e Tivarit, por mbijetoi edhe tragjedi të tjera, që ndodhën në Kosovë.

Ai e përjetoi edhe aksionin famëkeq të armëve, nga çetniku Rankoviq, si dhe torturat e persekutimet e tjera të atij regjimi, e të cilat i mbijetoi për të jetuar dhe shkolluar fëmijët e vet në frymën atdhetare, e të cilët, sot, më 27 Nëntor, e përkujtojnë me këto fjalë emocionuese:
“Vitet po kalojnë, ndërsa malli për ty vetëm sa po shtohet. Kujtimi i përjetshëm që kemi për ty është kujtim për respektin, për punën, për dashurinë, për humanizmin e për shumë e shumë gjëra të tjera, të cilat ti na i lë trashëgim.

Sot, në 10-vjetorin e shkuarjes sate në amshim, të kujtojmë me mall e dashuri, djemtë: Bajrami, Ramizi, Shefqeti, Xhevdeti, Ismeti, Valdeti, Bashkimi, Vllaznimi dhe vajza Vllazërorja, si dhe nipat e mbesat dhe i tërë farefisi Kelmendi.

U prehsh në paqe, i rrethuar nga engjëjt e amshimit!”.

 

MUND TË JU PËLQEJNË