“Ajkune Professional” është shndërruar në brendin më të famshëm shqiptar në Evropë në linjën e produkteve të bukurisë, shkruan “Kosovarja”.

Ajkune Ahmetaj ka lansuar linjat e buzëkuqëve, ngjyrave të flokëve dhe ia ka dalë që produktet e saj ti vë plotësisht në qendër të vëmendjes.

Është shumë i njohur lipstick-u “Ajkune Professional” që erdhi me një spektër nuancash shumë të pëlqyera. Kërkesat për këtë buzëkuq ishin shumë të mëdha.

Ajkune Ahmetaj, sapo ka sjellë edicionin e ardhëshëm të lipstick-ut të personalizuar, që duket të jetë suksesi i radhës i frizeres me sallonin më të njohur në Zvicër, i frekuentuar nga të gjitha këngëtaret dhe prezantueset më të njohura shqiptare.

Koleksioni i ri është “limited edition”, vjen në prag të festave të fundvitit dhe ambalazbimi është glamuroz, me gurë gjithë shkëlqim.

Cilësia është e klasit të parë, janë mat-pa shkëlqim dhe nuk fshihen për 24 orë. /Kosovarja/

 

MUND TË JU PËLQEJNË