Gjykata Themelore e Prishtinës ka marrë vendim për shoferin e automjetit që goditi për  një vajzë katër vjeç në Podujevë e cila ndërroi jetë.

Të njëjtit, Gjykata i caktoi 30 ditë paraburgim. Ngasësi i automjetit P.A ishte duke vozitur një veturë të tipit ‘Golf’.

Përveç vajzës katër vjeçare, edhe një person tjetër është lënduar.

Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërkohë që personi tjetër i lënduar (femër), është dërguar për trajtim mjekësor.

MUND TË JU PËLQEJNË