Ajri në Prishtinë po vazhdon të jetë i dëmshëm. Madje edhe në mëngjesin e sotëm niveli i ndotjes është shumë i madh, ku vlera shënon 160 PPM.

Ambasada e SHBA-së në Kosovë mat çdo ditë nivelin e ndotjes së ajrit në Kosovë dhe e publikon në ueb-faqen e saj.

Nga matjet e bëra sot në orën 08:00, ajri në Prishtinë është i ndotur dhe i pashëndetshëm për një grup të caktuar njerëzish, ku niveli është prej 160 PM.

Ndërkaq, gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit, niveli i ndotjes ka qenë më i madh, ku është shënuar niveli prej 170 PPM që është shumë më i pashëndetshëm se vlera momentale.

Problemin e njëjtë, Prishtina e kishte edhe viteve të kaluara kur jo rrallë herë radhitej si qyteti i parë në botë me ndotjen më të madhe.

Mirëpo, sot Prishtina ndodhet në vendin e 11 në botë, ndërsa në top vendet e para janë Delhi në Indi, Lahore, Krakow, Shkupi dhe Kolkata.

Lidhur me ndotjen e ajrit, në Prishtinë ka pasur protesta vitet e kaluara.

MUND TË JU PËLQEJNË