Një 25-vjeçar nga Drenasi në mëngjesin e së mërkurës ndërroi jetë pas një aksidenti në Genova të Italisë.

Periskopi mëson se bëhet fjalë për Burim Zogajn nga Zabeli i Ulët i Drenasit, i cili teksa shkonte në punë me skuter, u përplas për vdekje nga një veturë.

Sipas burimeve tona, vetura në fjalë ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe ende nuk dihet nëse është kapur ngasësi nga Policia.

Periskopi ka siguruar fotografinë e viktimës

MUND TË JU PËLQEJNË