Një çift i hareshëm, i ëmbël, që çdoherë reflekton pozitivitet, duke bërë që publiku ta dojë shumë.

Këngëtari Sinan Hoxha dhe bashkëshortja e tij Andrra Destani veçohen si ndër çiftet më të dashura në showbizin shqiptar, shkruan “Kosovarja”.

Ata vazhdimisht shfaqen të lumtur me imazhe e portrete familjare.

Lumturinë dhe harmoninë në mesin e tyre padyshim që e ka sjellur djali i tyre Ansi.

Ata e shfaqin shpesh atë në rrjetet sociale, duke treguar dashurinë dhe përkushtimin që e kanë ndaj tij.

Tashmë në familjen e tyre ‘bossi’ është Ansi, pasiqë kërkesat dhe dëshirat e tij janë të parat, para të gjithëve.

Se është bosi e dëshmon edhe veshja e vogëlushit simpatik.

Çifti nga pushimet në Turqi kanë ndarë imazhe të bukura bashkë me djalin e tyre, e që çdoherë shfaqen të buzëqeshur e të lumtur./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË