Media edhe më tej e komenton pa ndalë lidhjen e Loredana Zefit me reperin Mozzik. Ata, shumë shpesh janë kryefjala e medias rozë, shkruan “Kosovarja”.

Çifti, që së bashku kanë sjell në jetë edhe një fëmijë, vajzen e tyre të quajtur Hana, së fundi u diskutuan për gjoja ndarjen mes tyre.

Realisht, a janë bashkë apo janë ndarë, këtë e dijnë vetëm Loredana dhe Mozzik.

Reperja, e cila është ende nën akuza për zhvatje dhe mashtrim, sapo ka arritur numrin prej 2 milion ndjekësish në Instagram, ndërkohë që e vazhdon normalisht aktivitetin e saj muzikor, shkruan “Kosovarja”.

Ajo duket se jeton në luks. Në anën tjetër, çifti Zvicëran që e akuzuan Loredanen për mashtrim, aktualisht po heshtin. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË