E rritur dhe e lindur në provincë, por me dëshirën e madhe për të bërë hapa përtej hapësirës së ngushtë që e rrethonte, për të shqyer kufinjët personal dhe ata të mendësisë së vendit prej nga vinte, shkruan “Kosovarja”.

Adela Xhemani, u bë si pa pritur e pa kujtuar e njohur dhe e dashur për një publik të tërë dhe historia e jetës së saj e bëri kurioz audiencen e “Big Brother Albania”, shout real përmes të cilit ajo zgjodhi ta kapërcente hendekun e madh mes saj dhe mentalitetit në të cilin ishte rritur e kishte jetuar.

Mësuesja e shtatit që kishte qenë e fejuar dhe ishte ndarë nga i fejuari, në një vend me paragjykime të forta në këtë pikë, brenda këtij formati televiziv rrëfej jetën, peripecitë dhe gjithashtu ndërtoj profilin e saj si personazh i botës së televizionit, shkruan “Kosovarja”.

Adela, vajza e larë në ar nga Kavaja e vogël, u bë e madhe në sytë e publikut që e deshi deri në frymën e fundit.

E bukura i mbylli sytë përgjithmonë. Bashkë me të përfundoj përralla e saj, ku nuk kishte një princ që ti dhuronte puthjen e jetës dhe ajo të vazhdonte të jetonte e lumtur në këtë botë.

Ne nga poshtë të përshëndesim ty që je lartë. Epo, yjet qëndrojnë në qiell, apo jo?/Kosovarja/ Nderim Neziri.

MUND TË JU PËLQEJNË