Genta Ismajli është këngëtare shumë e dëshiruar dhe e kërkuar në skenën tonë muzikore.

Këngëtare e hiteve, videoklipeve e performancave të veçanta, që nuk u ndal kurrë së punuari e sjelluri risi të njëpasnjëshme, shkruan Kosovarja.

Duke qenë gjithmonë aktive dhe e gatshme për publikun të jetë aty ku e kërkojnë, ata për këtë shkak janë mësuar ta shohin çdo herë pranë tyre duke performuar.

Por, në këto vitet e fundit artistja ka befasuar paksa, pasi u tërhoq nga televizioni, nga muzika e paraqitjet e saj.

Pas kërkesave të shumta për rikthimin e saj, ajo u pa përsëri në skenë, dhe goditi ende më shumë me risitë e saj.

Genta largoi pothuajse e gjithë mallin që ishte mbledhur në zemrat e fansave të saj sa i përket muzikës dhe profesionit të saj.

Por, a thua vallë të iu largojë kush pikëpyetjen që do ti formohet menjëherë në kokë, kur do ti shohin këto paraqitje të fundit të saj.

Genta u pa para një tryeze shumë të mirë, të rrethuar me lloj lloj ushqimesh, e që anash mbizotëronin qirinjtë, trëndafila të kuq dhe figura në formë të zemrës, duke e kthyer në një darkë tejet romantike.

Kush të jetë kujdesur kaq shumë vallë për të, apo është ndonjë sinjal që ka diçka të re nga ajo. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË